Gent Zenelaj: Kam punuar edhe në ndërtim, isha 17 vjeç merrja bukën me vete

Gent Zenelaj: Kam punuar edhe në ndërtim, isha 17 vjeç merrja bukën me vete

Aktori i njohur, Gent Zenelaj ka qenë së fundmi në “Pushime On Top” ku ka folur për jetën e tij personale dhe atë profesionale.

Gent Zenelaj pasi u shërua nga Covid: Tmerr! Mendova se i braktisa fëmijët
Ai ka treguar se gjithmonë ka dashur që të bëhej kuzhinier.

“Ëndrra ime ka qenë të bëhesha kuzhinier. Kur e mbarova unë 9-vjeçaren në kohën e ko munizmit, kishte dy zgjedhje-Ose të futeshe në gjimnaz, ose në punë pra në shkollë profesionale. Unë zgjodha shkollën e kuzhinës që ishte në Tiranë sepse kishim njerëz jashtë dhe familja ime ishte me njollë në biografi.“- tha ai për “Pushime On Top”.

Gjithashtu, ai ka rrëfyer se ai ka punuar dikur ndërtim, ku ka treguar edhe një episod nga jeta e tij.

“Ishte periudha e ‘96-ës dhe unë punoja në ndërtim. Dilja nga shtëpia ime dhe shkoja tangent në Kune, ku kishin filluar të ndërtoheshin vilat e para. Dhe kisha me vete një çantë ku mbaja bukën, një bluzë, etj. Kur pas meje dëgjoj dy njerëz që më thërrisnin “O çuni ndalo”.

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *