Einxhel dhe Dagz janë tashmë një prej çifteve më të pëlqyer nga publiku shqiptar. Dyshja janë bashkë pjesën më të madhe të kohës, madje nuk i kursejnë as postimet në rrjete sociale.

Së fundmi Einxhel ka shpërndarë një postim ku janë renditur disa tipare që duhet t’i ketë partneri ideal dhe që moderatorja i gjen te Dagzi.
Ajo i ka bërë tag partnerit duke i kërkuar që të martohen. “Martohu me mua”, ka shkruar Einxhel, ndërsa Dagz i është përgjigjur: Nuk jam edhe aq i mirë jo, por këtë ‘martohu me mua’ nuk e mendoj as dy herë.

